• e premte, 27 dhjetor 2024

Prindërit reagojnë se nuk ka termine për ortoped, Ministria e Shëndetësisë thotë se kryejnë kontrolle në mënyrë që të mos pritet për termin

Prindërit reagojnë se nuk ka termine për ortoped, Ministria e Shëndetësisë thotë se kryejnë kontrolle në mënyrë që të mos pritet për termin

Shkup, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Prindërit reagojnë se nuk ka termine për ortoped për fëmijët. Disa prej tyre pretendojnë se presin me muaj për termin. Shprehen se humbin kohë dhe para duke u përpjekur të ofrojnë kujdes shëndetësor për fëmijët e tyre.

Nga Ministria e Shëndetësisë, në një deklaratë për MIA-n, shprehen se kontrollet janë duke u zhvilluar në institucionet shëndetësore publike, në përputhje me Ligjin për kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të sigurohen me kohë terminet e nevojshme. Prej atje theksojnë se në përputhje me Ligjin për evidencat, të gjitha ndërhyrjet duhet të evidentohen në mënyrë elektronike, e qëllimi është që të shkurtohet koha e pritjes për këto lista.

"Jemi të fokusuar në forcimin e të gjitha segmenteve të sistemit shëndetësor, duke filluar nga stafi, pajisjet e reja mjekësore, kushtet e trajtimit të pacientëve, si dhe kushtet e punës së stafit. Në të njëjtën kohë, përpiqemi për forcimin afatgjatë të aktiviteteve të specializuara duke dhënë specializime me Programin e specializimit, të cilin Ministria e përgatit në bazë vjetore", thuhet në përgjigjen.

Me Programin e specializimit për vitin 2023, i cili është në rrjedhë, janë caktuar specializime në anesteziologji me trajtim intensiv, pediatri, mjekësi të brendshme, infektologji, kardiologji, kirurgji të përgjithshme, neurologji, kirurgji pediatrike dhe specialitete të tjera.

200 deri në 350 pacientë ekzaminohen çdo javë në “Majçin dom”, e 800 deri në 1.000 pacientë ekzaminohen çdo muaj

Nga Klinika Universitare e Traumatologjisë, Sëmundjeve Ortopedike, Anestezisë, Reanimacionit dhe Kujdesit Intensiv dhe Qenda e Urgjencës (IPSH TOARKIQU) - Shkup sqarojnë për MIA-n se kontrollet e fëmijëve janë planifikuar përmes portalit "Termini Im" dhe se terminet krijohen nga 1 deri në 10 çdo muaj për muajin e ardhshëm me specialistët ortopedikë në ambulancat në "Majçin dom" dhe, nëse është e nevojshme, në Klinikën për Sëmundjet Ortopedike në kompleksin "Nënë Tereza".

"Në kuadër të këtyre termineve, kontrollohen, respektivisht bëhen skrining ekzaminime të fëmijëve të shëndetshëm dhe gjendjeve jo emergjente. Në të njëjtën kohë, në këto termine caktohen edhe pacientët që përballen me problem të veçantë ortopedik në fëmijëri dhe adoleshencë. Nëse bëhet fjalë për gjendje emergjente ose urgjente, caktimet e kontrolleve bëhen jashtë këtyre termineve dhe të gjithë pacientët që kanë nevojë për ekzaminim ortopedik ekzaminohen nga specialistët tanë menjëherë ose në afat prej disa ditësh pas marrjes së udhëzimit", shprehen nga TOARKIQU.

Prej atje theksojnë se Klinika për sëmundjet ortopedike punëson një numër të mjaftueshëm specialistësh ortopedikë, të cilët kryejnë ekzaminime dhe trajtim të sëmundjeve ortopedike tek fëmijët, duke shtuar se ata nuk mund të komentojnë nëse ka numër të mjaftueshëm të stafit në nivel të shtetit.

"200 deri në 350 pacientë ekzaminohen çdo javë në “Majçin dom”, e 800 deri në 1.000 pacientë ekzaminohen çdo muaj. Kjo shifër përfshin pacientët që ekzaminohen në ambulancat tona në “Majçin dom” dhe, nëse është e nevojshme, në Klinikën e sëmundjeve ortopedike në kompleksin “Nënë Tereza”. Shifra përfshin pacientët e caktuar rregullisht për në ortoped specialist "Moj termin", si dhe pacientët me udhëzime prioritare të cilët për shkak të gjendjes së caktuar emergjente janë pranuar dhe ekzaminuar, si dhe pacientët të cilët janë udhëzuar me udhëzim emergjent dhe kanë kërkuar ekzaminim emergjent mjekësor ortopedik për shkak të urgjencës së gjendjes, shtohet në përgjigjen.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore paguan për furnizimin me pajisjes ndihmëse prej materiali standard me çmim reference, diferenca në barrë të personit të siguruar

Pse çmimi i një pajisje ndihmëse ortopedike paguhet pjesërisht nga siguruesit shëndetësorë, përgjigje kemi kërkuar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore prej ku sqarojnë se pacientët kanë mundësi të blejnë pajisje ndihmëse ortopedike nga materiali mbi standardin dhe se Fondi paguan kostot e një pajisjes ndihmëse të bërë nga materiali standard me një çmim referimi, e diferenca është në barrë të personit të siguruar.

"Në përputhje me ndryshimet në Ligjin për sigurimin shëndetësor të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27.12. të vitit 2019, personave të siguruar u është dhënë edhe mundësia për të furnizuar pajisjes ndihmëse të bërë nga materiali mbi standardin, me anë të së cilës Fondi paguan shpenzimet për furnizim e pajisjes ndihmëse të bërë nga materiali standard me çmimin referues, ndërsa diferenca është në barrë të personit të siguruar. Në këtë mënyrë personat e siguruar fituan mundësinë për të blerë pajisje ndihmëse të bëra nga materiale me cilësi më të mirë", thuhet në përgjigjen me shkrim ndaj pyetjeve tona.

Në përputhje me ndryshimet legjislative, janë bërë ndryshime në aktin nënligjor që rregullon këtë çështje, Rregulloren për indikacionet për realizimin e së drejtës për pajisje ortopedike dhe pajisje të tjera, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.31 më 10.02. të vitit 2020.

"Në Nenin 11 të Rregullores thuhet: Personi i siguruar që ka ushtruar të drejtën e pajisjes ndihmëse ortopedisë dhe të pajisjes tjetër ndihmëse sipas indikacioneve të përcaktuara në këtë Rregullore mund të paguajë diferencën e çmimit të përcaktuar të referencës nga Fondi në çmimin furnizues, nëse kërkon ngritjen e pajisjes ndihmëse të përpunuar nga materiali mbi standardin”. Personi juridik nga ku është marrë pajisja nidhmëse, gjithashtu dorëzon në Fond një vërtetim për marrjen e pajisjes ndihmëse nga materiali mbi standardin (formulari PNP) dhe një deklaratë nga personi i siguruar ose personi tjetër (formulari INP), të cilat janë pjesë përbërëse e Rregullores. Në të dyja certifikatat, personi i siguruar bie dakord të marrë pajisje mbi standardin dhe të paguajë diferencën nga çmimi i përcaktuar i referencës. Sigurisht, personi i siguruar duhet të informohet, për të ditur se ekziston një mundësi e tillë, personi të kërkojë dhe të pranojë të marrë pajisje ndihmëse ortopedike nga materiali mbi standardin me pagesë shtesë të diferencës në çmim", sqarojnë nga FSSH-ja.

Prej atje theksojnë se personi juridik nuk duhet të ofrojë ndihmë ortopedike standarde me çmim më të lartë se çmimi i referencës i përcaktuar nga Fondi.

"Ky ndryshim nuk është risi, por daton nga viti 2019. Roli i ortopedit është që, kur konstaton nevojën për pajisje ndihmëse ortopedike, të përshkruajë llojin e ndihmës ortopedike dhe të udhëzojë të siguruarin për ta marrë në shtëpinë ortopedike, respektivisht personin juridik", nënvizojnë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Bllazhe Darudov

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR