• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prindërit e kanë dërguar një foshnjë të pajetë në Qendrën për Ndihmë Urgjente të Negotinës, trupi i pajetë për obduksion

Prindërit e kanë dërguar një foshnjë të pajetë në Qendrën për Ndihmë Urgjente të Negotinës, trupi i pajetë për obduksion

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA)  -  Prindërit e kanë dërguar foshnjën e vdekur në Qendrën për Ndihmë Mjekësore në Negotinë, kumtuan sot SPB Veles.

"Dje në orën nëntë në DPB Negotinë, nga ana e  Qendrës për Ndihmë Mjekësore  është raportuar se tek ata,   nga prindërit është sjellë një foshnjë disamuajshe pa shenja jete.  Mjeku ka konstatuar  vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion", sqarohet në kumtesë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR