• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantohet automjeti elektronik "Shjaomi CY-7"

Prezantohet automjeti elektronik

Shanghai, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Prodhuesi kinez i smartfonëve "Shjaomi" e prezantoi automjetin e tij të parë elektrik - limuzinën "CU-7", dhe menjëherë njoftoi synimin e tij për t'u bërë një nga pesë prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve elektrike në botë.

"Me punë të palodhur, 15 deri në 20 vitet e ardhshme do të bëhemi një nga pesë prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve, pasi po përpiqemi ta rrisim të gjithë industrinë kineze të automjeteve", deklaroi drejtori ekzekutiv, Lei Jun në prezantimin.

Limuzina është një model i shumëpritur që pritet të shfrytëzojë maksimalisht sistemin operativ të përbashkët me telefonat e njohur të kompanisë. Megjithatë, automjeti vjen në një kohë kur tregu më i madh i automjeteve në botë po lufton me mbikapacitetin dhe ngadalësimin e kërkesës që po nxit një luftë të madhe çmimesh. ls/

Foto: "Shjaomi CY-7"

 

QËNDRONI TË LIDHUR