• e diel, 24 nëntor 2024

Prezantohet aplikacioni "Shëndeti Im"

Prezantohet aplikacioni

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Aplikacioni "Shëndeti im" u prezantua sot në Shkup. Përmes tij, çdo qytetar do të ketë njohuri për të dhënat e veta shëndetësore. Aplikacioni është i lidhur me sistemin "Termi im", nga ku shkarkohen të gjitha të dhënat. Ekzaminime të realizuara te mjeku amë, specialistike, laboratorike, udhëzime diagnostike dhe spitalore, receta, vaksina të marra.

SIpas ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, aplikacioni do ta transformojë mënyrën me të cilën menaxhojmë me shëndetin tonë.

"Përmes aplikacionit "Shëndeti im" ju mund të keni qasje dhe të eksploroni me lehtësi historinë tuaj mjekësore. Ky aplikacion vendos fuqinë e informacionit direkt në duart tuaja. Ajo që e veçon aplikacionin "Shëndeti im" është integrimi i pandërprerë i tij me sistemin "Termini im", theksoi ministri.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Berna Sherifovska tha se aplikacioni premton përmirësim në shëndetësi, pra mundëson qasje të lehtë, të shpejtë dhe efikase në historinë shëndetësore të qytetarëve.

"Shëndeti im" sjell teknologjinë moderne dhe rëndësinë e të dhënave të sakta dhe të përditësuara në majë të gishtave tanë. Përveç potencialit të jashtëzakonshëm të aplikacionit, është e rëndësishme të theksohet se vëmendje e veçantë i kushtohet edhe sigurisë së të dhënave, sepse konfidencialiteti dhe siguria e të dhënave personale janë më të rëndësishmet", theksoi Sherifovska.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu theksoi se si MSHIA, të gjitha proceset që digjitalizohen, i mbështesin, ose janë pjesë e procesit të digjitalizimit.

"Krijimi i Agjencisë për digjitalizim. Ne punojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse me të gjitha ministritë dhe institucionet në të cilat duam ta përmirësojmë atë proces ose të fillojmë me procesin e dixhitalizimit të shërbimeve në të cilat ekzistojnë", shtoi Aliu.

Zhaklina Çagorska, udhëheqëse e repartit Drejtoria për Shëndetësi Elektronike, i njoftoi të pranishmit me mënyrën e shfrytëzimit të aplikacionit.

Të pranishmit mund të bëjnë pyetje rreth aplikacionit, por edhe të japin mendime për përmirësimin e tij. sa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR