• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantimi i rezultateve nga nismat në kuadër të Mekanizmit për Qëndrueshmëri Civile të BE-së

Prezantimi i rezultateve nga nismat në kuadër të Mekanizmit për Qëndrueshmëri Civile të BE-së

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir dhe Metodija Dimovski, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë sot në Shkup do ta hapin Panairin për shoqëri civile për prezantimin e rezultateve nga 49-të nismat e suksesshme të zbatuara në suaza të Mekanizmit për qëndrueshmëri civile të BE-së (BE-MGO).

Në ngjarjen që do të mbahet në sallën e Filarmonisë, siç njoftojnë nga Delegacioni i BE-së, do të vijojë prezantimi i rezultateve nga ky mekanizëm në formë të ekspozitës digjitale edhe përmes materialeve informative.

BE MGO siguron mbështetje për organizatat e vogla civile dhe lokale me qëllim që të zbatohen aksione në interes të bashkësive lokale në mbarë vendin dhe të përforcohet rezistenca e qytetarëve gjatë ndryshimeve të shpeshta shoqërore. Në suaza të MGO mbështetjes, BE-ja ka ndarë 0,9 milionë euro për mbështetje të 49-të nismave të shoqërisë civile të zbatuara gjatë viteve 2023-2024. Mbështetja u mundëson këtyre organizatave civile të ndërmarrin aktivitete efektive që të përgjigjen në kohë në nevojat urgjente në bashkësitë e tyre dhe ta përforcojnë qëndrueshmërinë e qytetarëve. Ata gjithashtu, i informuan qytetarët për përfitimet e procesit të inkuadrimit në BE dhe reformat e lidhura sektoriale në jetën e përditshme të qytetarëve.

"Këto nisma civile shërbejnë si katalizatorë për transformim, të cilat ndikojnë në politikat lokale dhe promovimin e çështjeve siç janë të drejtat e njeriut, barazia gjinore, fuqizimi i të rinjve, ndërgjegjësimi dhe mbrojtja kulturore dhe mjedisore, rritja socioekonomike dhe krijimi i vendeve të punës. Nismat kontribuan për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe më të forcuar, duke ndikuar pozitivisht në jetën e bashkësive lokale", citojnë nga Delegacioni i BE-së. 

Mbështetja e BE MGO zbatohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja "Ndihmë teknike për përmirësimin e mjedisit të volitshëm për organizatat civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut" (https://eu4cr.mk/) sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR