• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantimi i rezultateve nga anketa dhe analiza e bazuar gjinore, të lidhur me dhunën onlajn

Prezantimi i rezultateve nga anketa dhe analiza e bazuar gjinore, të lidhur me dhunën onlajn

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Instituti për të drejtat e njeriut sot në Shkup organizon event përfundimtar në kuadër të projektit "Lufta kundër bullizmit kibernetik ndaj vajzave", i mbështetur financiarisht nga Ambasada e Kanadasë në Beograd.

Qëllimi i ngjarjes, e cila do të mbahet në Shtëpinë evropiane (Europe House), është të prezantohen rezultatet nga "Analiza e bazuar gjinore ndaj publikimeve në rrjetet sociale në lidhje me dhunën onlajn të bashkëmoshatarëve" dhe Anketa me temën "Dhuna onlajn e bashkëmoshatarëve", e realizuar në shkollat e mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në ngjarje, siç është paralajmëruar, janë ftuar edhe përfaqsuesit e institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave, për të zhvilluar një diskutim që do të mbulojë të gjitha aspektet e temave të hulumtuara. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR