• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantimi i raporteve për gjendjet në spitalet psikiatrike dhe institucionet ndëshkuese-korigjuese në vend

Prezantimi i raporteve për gjendjet në spitalet psikiatrike dhe institucionet ndëshkuese-korigjuese në vend

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Në organizim të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Shoqatës së juristëve të rinj të Maqedonisë (SHJRM), sot do të mbahet ngjarja përfundimtare e projektit "Lufta kundër torturës dhe trajtimit çnjerëzor", të cilin e zbatojnë dy shoqatat, ndërsa është i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Në këtë ngjarje të bëhet një pasqyrë e gjendjes së sistemit penitenciar, si dhe gjendjes dhe kushteve në spitalet psikiatrike dhe në Entin Special - Demir Kapi. Fjalime do të mbajnë përfaqësues të Ministrive të Drejtësisë, Punës dhe Politikës Sociale dhe Shëndetësisë, Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Avokatit të Popullit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe të tjerë.

Para të pranishmëve do të prezantohen gjetjet e raporteve të përpunuara në kuadër të projektit: Raport gjithëpërfshirës për ndikimin e reformave në sistemin penitenciar, Raport mbi gjendjet dhe kushtet në spitalet psikiatrike dhe institucionet për mbrojtje sociale - vizita në ISHP Spitali Psikiatrik Shkup, ISHP Spitali Psikiatrik Negorci, Spitali Psikiatrik Demir Hisar, Enti Special Demir Kapi në periudhën nga tetori deri në nëntor 2023, si dhe Raport për gjendjet dhe kushtet në institucionet ndëshkuese-korigjuese në vitin 2023 - sipas vizitave të vazhdueshme në INK Idrizovo, INK Shtip, INK Prilep dhe Burgu Kumanovë, të kryera në periudhën maj - qershor 2023. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR