Prezantimi i programit kulturor për shënimin e Frankofonisë
- Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Shkup, si dhe ambasadat e Zvicrës, Rumanisë, Greqisë dhe Shqipërisë, sot do ta prezantojnë programin kulturor dhe aktivitetet e tjera për shënimin e Frankofonisë gjatë marsit dhe fillimit të prillit të këtij viti. Ngjarja do të mbahet në orën 11:30 në Shtëpinë Evropiane në Shkup.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:35, 27 shkurt, 2024
Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Shkup, si dhe ambasadat e Zvicrës, Rumanisë, Greqisë dhe Shqipërisë, sot do ta prezantojnë programin kulturor dhe aktivitetet e tjera për shënimin e Frankofonisë gjatë marsit dhe fillimit të prillit të këtij viti. Ngjarja do të mbahet në orën 11:30 në Shtëpinë Evropiane në Shkup.
Organizatorët informojnë se në ngjarje do të flitet për vlerat universale të Frankofonisë, të vlefshme jo vetëm për vendet anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare, por edhe për të gjitha vendet të cilat e respektojnë gjuhën franceze dhe diversitetin gjuhësor, solidaritetin, paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut si vlera të fundit shoqërore.
Ambasadorët e vendeve anëtare të Frankofonisë presin praninë edhe e partnerëve të tyre: konsujt e nderit të Belgjikës dhe Luksemburgut, përfaqësuesit e Ministrive të Punëve të Jashtme, Galerisë Kombëtare dhe Kinotekës së Maqedonisë së Veriut.
Maqedonia e Veriut është anëtare e plotë e Frankofonisë që nga viti 2006.