• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantimi i automjeteve të reja të blinduara të Armatës

Prezantimi i automjeteve të reja të blinduara të Armatës

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler, sot në kazermën në Shtip "Jane Sandanski" do të mbajnë fjalim në prezantimin e automjeteve të reja të blinduara të lehta JLTV, të cilat janë pjesë përbërëse e pajisjes së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në prezantimin e automjeteve të reja të blinduara të Armatës do të marrin pjesë edhe anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri.

Pas fjalimit, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është parashikuar të realizohet edhe një stërvitje e shkurtër me këto automjete të reja dhe të sofistikuara të blinduara të Armatës. Deri më tani në dy raste kanë mbërritur gjithsej 32 automjete të këtij lloji. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR