• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Prezantimi i analizës "Ajri i pastër – e drejta themelore e njeriut apo detyrime të paarritshme për komunat"

Prezantimi i analizës

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike sot do të prezantojnë analizën "Ajri i pastër – e drejtë themelore e njeriut apo obligime të paarritshme për komunat në Maqedoninë e Veriut".

Fondacioni Konrad Adenauer bën me dije se kjo analizë është një dokument përmes të cilit përcaktohen problemet dhe sfidat nga këndvështrimi i kuadrit ligjor, si dhe nga këndvështrimi i ushtrimit të kompetencave të institucioneve përkatëse në ofrimin e ajrit cilësor të ambientit.

"Në të njëjtën kohë, ky publikim bën një analizë të kuadrit ligjor dhe situatës aktuale dhe gjeneron rekomandime shumë të qarta dhe koncize, zbatimi i të cilave besojmë se do të kontribuojë në një parandalim të plotë legjislativ dhe funksional të ndotjes së ajrit të ambientit. Mjedisi i shëndetshëm është një nga të drejtat universale të njeriut dhe mbulon disa segmente, ndër të cilat është cilësia e ajrit të ambientit, që është çështje e një natyre të veçantë", kumtojnë nga Fondacioni.

Fjalime në ngjarje do të kenë Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe Zharko Haxhi-Zafirov nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike do të drejtohen në këtë ngjarje.

Organizatorët njoftojnë se në kuadër të panelit të paraparë, autorët Aleksandar Goxho dhe Nikolla Jovanovski do të kenë mundësi të prezantojnë konkluzionet dhe rekomandimet kryesore nga analiza, ndërsa fjalime në lidhje me temën do të mbajnë zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska dhe kryetari i komunës së Aerodromit Timço Mucunski. sa/

Foto: Arivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR