• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantim zyrtar i projektit për zhvillimin e parkut me erë, në vlerë mbi 500 milionë dollarë

Prezantim zyrtar i projektit për zhvillimin e parkut me erë, në vlerë mbi 500 milionë dollarë

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Projekti për zhvillimin e parkut me erë në vend, investim i Alkazar Energji në vlerë mbi 500 milionë dollarë, sot zyrtarisht do të prezantohet në Shkup. Në ngjarje do të flasin Daniel Kalderon, bashkëpronar dhe partner drejtues i Alkazar Enerxhi, kryeministri Hristian Mickoski dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. 

Investimi i Alkazar Enerxhi, siç bëri të ditur dje kryeministri Mickoski, do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë, bashkësinë e biznesit dhe qytetarët. 

"Era e Maqedonisë do të sjellë plotësisht 100 milionë euro në vit në BPV. Projektin do ta kumtojmë nesër, së bashku me investuesin. Parku me erë do të ndërtohet mes tre komunave, Karbinci, Shtip dhe Radovish. Bëhet fjalë për investim prej 400 - 450 milionë euro. Ky është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për portofolin energjetik të shtetit i cili dukshëm do ta përmirësojë performansën e sektorit tonë energjetik", deklaroi Mickoski dje në vendosjen e gur-themelit të sallës së re sportive "Xhekson" në Shtip.

Theksoi se për projektin nuk ka ligje speciale, nuk ka blerje të garantuar me çmim të garantuar për 20 - 30 vite, por investues  i cili do të investojë 450 milionë euro, ndërsa shteti do të marrë për 100 milionë euro të ardhuma më të mëdha në BPV që duhet të sjellë 20 për qind nga prodhimi i përgjithshëm i rrymës që do ta bëjë vendin energjetikisht të balancuar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR