• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prezantim i udhërrëfyesit për kiber siguri për të rinjtë

Prezantim i udhërrëfyesit për kiber siguri për të rinjtë

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Madje 46,5 për qind e nxënësve ose kanë qenë viktima të kiber bullingut, ose kanë qenë dëshmitarë të së njejtës, ndërsa 70,7 për qind konsiderojnë se ndërgjegja në shoqëri dhe mjedisin e tyre në lidhje me sajber dhunën është e ulët dhe mesatare. Këto janë pjesë të të dhënave nga dokumenti për politika - Udhërrëfyes, i cili do të prezantohet në ngjarjen e sotme "Sajber siguri për të rinjtë: Avancimi i ndërgjegjës dhe dituritë e të rinjve dhe mësuesve kundër sajber dhunës" në organizim të Analitika think-tenk.

Në ngjarje, sipas organizatorëve, do të drejtohen ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe zëvendësi i Misionit në Kanada, Dejvid Morgan.

Dokumenti është i bazuar në hulumtim me ekzemplar prej 500 nxënësve, me qëllim që të identifikohen dituritë ppr kiber sulmet dhe kiber krimin, si dhe se sa të rinjtë dinë dhe i zbatojnë metodat për mbrojtjen në kiber hapësirën që e përdorin.

Analiza tregon se vetëm 14 për qind e të anketuarve kanë marrë pjesë në seminarin e dedikuar për përdorim të sigurt të sajber hapësirës, ndërsa të tjerët janë prononcuar se në shkollat e tyre nuk mbahen seminare të këtilla ose nuk janë të informuar për këtë, ndësa 6,2 për qind e tyre konsiderojnë se është shumë me rëndësi ekzistimi i klubeve joformale të moshës në shkollat e tyre, përmes të cilave do të kryhet edukim për sajber siguri me qëllim përmirësimin e klimës në shkolë dhe përballjen me dhunë.

Është pozitiv fakti se 72 për qind e nxënësve janë prononcuar se do të kërkonin ndihmë nga shërbime eksperte, kujdestarë të klasës ose nga vetë prindërit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR