• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantim i raportit të revizionit për barazinë gjinore të grave nga mjediset rurale

Prezantim i raportit të revizionit për barazinë gjinore të grave  nga mjediset rurale

 Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Në Shkup sot do të prezantohet raporti i revizionit nga revizioni kooperativ rajonal i suksesit me temë "Barazia gjinore e grave nga mjediset rurale përmes inkluzivitetit të tyre në tregun e punës".

 Raporti është realizuar nga Enti Shtetëror për Revizion, si koordinator dhe institucionet e larta të revizionit të Shqipërisë dhe Kosovës, me mbështetjen e trupit të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave - UN Women.

 Është paralajmëruar fjalim i kryerevizorit shtetëror Maksim Acevski, kryerevizore nga Zyra Kombëtare e Revizionit të Kosovës, Vlora Spanca, kryerevizorit nga Institucioni i Lartë i REvizionit të Shqipërisë, Alfred Zulfi, si dhe zëvendësdrejtore rajonale e UN Women, Elisa Fernandez Saenz.

 Foto: ESHR

 

QËNDRONI TË LIDHUR