Prezantim i Raportit të Bankës Botërore "Business Ready" dhe rekomandimet për zhvillimin e sektorit privat
- Në Kuvend sot do të mbahet prezantimi i Raportit të Bankës Botërore "Business Ready" dhe rekomandimet për zhvillimin e sektorit privat.
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet prezantimi i Raportit të Bankës Botërore "Business Ready" dhe rekomandimet për zhvillimin e sektorit privat.
Raportin do ta prezantojnë përfaqësues të Bankës Botërore në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ekonomike, Punës dhe Politikës Energjetike.
Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në ngjarje janë ftuar përfaqësues të ministrive dikasteriale dhe institucioneve kompetente, të sektorit joqeveritar, të odave ekonomike dhe të Organizatës së Punëdhënësve.
Foto: Arkivi i MIA-s