• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantim i Programit për mbështetje për siguri sociale për fermeret

Prezantim i Programit për mbështetje për siguri sociale për fermeret

Krivogashtani, 10 mars 2023 (MIA) - Ministrat për Punë dhe Politikë sociale dhe për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Jovanka Trençevska dhe Lupço Nikollovski sot do të marrin pjesë në prezantimin e Programit për mbështetje për siguri sociale të gravë që kryejnë veprimtari bujqësore dhe mbështetjet e dedikuara për fermeret përmes Programit për mbështetje financiare për zhvillimin rural 2023.

Në ngjarjen, të cilën e organizon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të karvanit për barazi gjinore që i kushton muajin mars shëndetit mendor dhe mirëqenies së gruas si parakusht për barazinë gjinore, do të marrin pjesë edhe kryetarja e Federatës kombëtare të fermerëve, Vaska Mojsovska dhe kryetari i komunës Krivogashtani, Nikollçe Mickoski. ls/

foto: MIA arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR