Prezantim i pikëpamjeve për realizimin e së drejtës së arsimit në gjuhën e shenjave për nxënësit me dëgjim të dëmtuar
- Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me pengesa, Avokati i popullit - Ekipi për monitorim të implementimit të Konventës për të drejtat e personave me pengesa, së bashku me organizatat partnere të cilat janë pjesë e Mekanizmit monitorues nacional do të mbajnë konferencë për shtyp.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:04, 3 dhjetor, 2024
Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me pengesa, Avokati i popullit - Ekipi për monitorim të implementimit të Konventës për të drejtat e personave me pengesa, së bashku me organizatat partnere të cialt janë pjesë e Mekanizmit monitorues nacional do të mbajnë konferencë prë shtyp.
Në konferencë për shtyp do të promovohen pikëpamjet lidhur me realizimin e së drejtës së arsimit në gjuhën e shenjave për nëxnësit me dëgjim të dëmtuar të cilët mësojnë në Qendrën shkollore shtetërore dhe rehabilitim "Partenij Zografski"-Shkup, ndërsa do të kumtohen edhe rekomandimet e Avokatit të popullit, të cilat do t'i parashtrohen Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me qëllim të gjetjes së zgjidhjes sistematike për avancim të mësimit në gjuhën e shenjave për nxënësit me dëgjim të dëmtuar. ab/
foto: МIА arkivi