• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantim i automjeteve dhe pajisjeve ushtarake, pjesë e stërvitjes "Përgjigje e shpejtë"

Prezantim i automjeteve dhe pajisjeve ushtarake, pjesë e stërvitjes

Shkup, 28 maj 2023 (MIA) - Ditë e hapur e organizuar në kuadër të stërvitjes “Përgjigje e shpejtë 23”, sot nga ora 11 deri në 14 do të mbahet në sheshin e qytetit në Kavadar ku do të shfaqen një pjesë e automjteve, armatimit dhe pajisjeve që do të përdoret në këtë ushtrim.

Në këtë ngjarje marrin pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler.

Në kuadër të ditës së hapur, qytetarët do të kenë mundësinë të njihen me automjetet ushtarake të Armatës sonë dhe Forcave të Armatosura të SHBA-së, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Gjithashtu do të prezantohen pajisje për alpinizëm, zhytje, mbrojtje ABHO dhe hedhje me parashutë nga Armata.

Në Kavadar do të shfaqet i ashtuquajturi automjet i sofistikuar robotik i ashtuquajtur  PROJECT ORIGIN, i cili është në përdorim provë dhe paraqet një platformë për testimin dhe demonstrimin e teknologjive të reja të Ushtrisë Amerikane.

Stërvitja "Përgjigje e shpejtë 23"  („Immediate Response 23“), e cila filloi më 22 maj në poligonin e armatës në Krivollak, është stërvitja më e madhe në vend këtë vit me pjesëmarrjen e ushtrive të katër vendeve të NATO-s dhe një vendi partner me gjithsej rreth 1.850 pjesëmarrës. Në stërvitje, përveç ushtrisë sonë, marrin pjesë edhe Garda kombëtare e Minesotës, SHBA, ushtritë e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës si vend partner i NATO-s. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR