• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prezantim i analizës të IDSCS për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Prezantim i analizës të IDSCS për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Të dhënat nga analiza e Institutit të Demokracisë "Societas Civilis" - Shkup (IDSCS), që fokusohet në lëshimet në sistemin në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d do të prezantohen sot në Shkup.

Në këtë ngjarje, siç bëjnë të ditur organizatorët do të diskutohet për lëshimet në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për mbikëqyrje ndaj ndërtimit të autostradave nga korridoret 8 dhe 10d , si dhe lëshimet gjatë lidhjes së marrëveshjes ndërmjet Qeverisë dhe konsorciumit "Behtel Enka" për ndërtimin e autostradave.
 
Gjatë diskutimit, Misha Popoviq, udhëheqëse e qendrës dhe hulumtuese më e vjetër në IDSCS do t'i prezantojë të dhënat nga analiza, ndërsa pastaj do të flasin Aleksandar Dimitrievski, gazetar në 360 Gradë dhe Frosina Dimeska, gazetare në Prizma me reflektimin e tyre për ngjarjen.
 
Ngjarja është e organizuar si pjesë e projektit "Nxitja e debatit publik për antikorrupsion" i cili synon mbështetjen e procesit të reformave në Maqedoninë e Veriut përmes fuqizimit të agjendës së reformave në sferën e sundimit të drejtësisë, ndërsa për realizimin e këtij qëllimi projekti parasheh bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë faktorët relevantë. Projekti mbështetet nga Fondi Kombëtar i Demokracisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR