• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presker: Ndiqni shembullin slloven të zhvillimit ekonomik, social dhe politik

Presker: Ndiqni shembullin slloven të zhvillimit ekonomik, social dhe politik

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Me konferencën ekonomike "Çka na solli 20 vjet anëtarësimi në BE në planin ekonomik" sonte në Shkup shënohet 20-vjetori i anëtarësimit të Sllovenisë në BE. 

Siç deklaroi ambasadori slloven Gregor Presker për MIA-n, qëllimi është që të prezantohen të gjitha përparësitë e Sllovenisë si anëtare në BE ose çka kanë arritur në këto 20 vjet në BE. "Për shembull progres ekonomik, reforma të cilat i arritëm, të bëjmë krahasim si është jetuar atëherë, ndërsa si jetohet tani. Sa është më mirë tani kur jemi në BE, më shumë se 20 vjet, dhe çfarë përparimi arritëm", deklaroi Presker para fillimit të konferencës. 

Suksesi ynë, siç tha, duhet të shndërrohet në sukses edhe të Maqedonisë së Veriut. "Maqedonia e Veriut të na ndjek në suksesin dhe të arrijë nivel të njëjtë të zhvillimit siç është në Slloveni, veçanërisht zhvillimin ekonomik, social dhe politik", tha Presker.

Ai theksoi se Sllovenia është shembull i mirë. "Kemi arritur shumë, ekonomia po zgjerohet, eksportet po rriten, të gjithë parametrat ekonomikë janë më të mirë, kemi euron që e bën më të lehtë biznesin në BE, kemi më shumë investitorë, sepse është më e lehtë të investosh kur ka euro... Këto janë disa përparësi", nënvizoi ambasadori slloven Presker.

Organizatorë të konferencës janë Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, bashkë me Shoqatën e Biznemenëve të Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në konferencë foli prof. dr. Mojmir Mrak - ekonomist dhe profesor ordinar në Universitetin në Lubjanë.

Në konferencë do të flasin Maja Kadievska Vojnoviq, këshilltare e bordit drejtues të SHA "Banka Stopanska" dhe ish zëvendësguvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Dragan Tilev, këshilltar shtetëror për çështje të BE-së dhe koordinator në Sekretariatin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Ambasada e Sllovenisë

QËNDRONI TË LIDHUR