• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska në Romë realizoi takim me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë së Veriut

Presidentja Siljanovska në Romë realizoi takim me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë së Veriut

Shkup, 25 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova gjatë qëndrimit në Romë, ka realizuar takim me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë së Veriut dhe të Odës Ekonomike Itali - Maqedonia e Veriut, API NORDES. 

Në takim, siç siç bënë të ditur nga Kabineti presidencial, bashkëbiseduesit e kanë njoftuar presidenten me aktiviretet e tyre aktuale dhe përfshirjen e diasporës në proceset e përgjithshme shoqërore-ekonomike në Itali. Në bisedën me Munir Shemsi, një afarist i suksesshëm dhe kryetar i API NORDES, presidentja është informuar për përpjekjet e Odës, për zhvillimin e tij personal dhe profesional, si dhe për aktivitetit human tredekadësh drejtuar ndaj familjeve të cenuara sociale në vendlindjen e tij. 

 Siljanovska Davkova ka shprehur falënderim për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgimtarëve tanë në përparimin e azhdueshëm dhe thellimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Italisë.

Takimi me përfaqësuesit e diasporës realizohet gjatë vizitës së presidentes Siljanovska Davkova në Itali dhe Selinë e Shenjtë, me rastin e manifestimit "Maqedonia në nder të Shën Kirilit". 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR