• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova priti Gabriel Gualano de Godoj, përfaqësues i Zyrës së UNHCR-së

Presidentja Siljanovska Davkova priti Gabriel Gualano de Godoj, përfaqësues i Zyrës së UNHCR-së

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur përfaqësuesin e Zyrës së Komisionarit të lartë për refugjatët pranë Kombeve të Bashkuara – UNHCR, Gabriel Gualano de Godoj, njofton kabineti i saj.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve të Maqedonisë me UNHCR-në, duke theksuar rëndësinë e ekspertizës së tyre, si dhe mbështetjen institucionale dhe materiale si çelësi për forcimin e kapaciteteve për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për njerëzit në situata të cenueshme.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke kujtuar angazhimin e saj si deputete kur ajo ishte e përfshirë në mënyrë aktive në miratimin e ligjeve të përgatitura me ndihmën e UNHCR-së, theksoi angazhimin e saj të thellë për çështjet e refugjatëve, duke siguruar që kuadri ynë ligjor të përputhet me standardet ndërkombëtare. Ajo theksoi qëndrimin se vendi ynë do të vazhdojë të punojë ngushtë me UNHCR-në për të shpëtuar jetë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për njerëzit që janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve, persekutimit, emergjencave klimatike.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë edhe për bashkëpunimin intensiv me UNCHR-në lidhur me çështjen për personat pa nënshtetësi. Në këtë drejtim, presidentja theksoi se ndryshimet në Ligjin për librat amë dhe Ligjin për të huajt, si dhe zbatimi i tyre praktik e zgjidhën situatën e mbi 700 personave pa shtetësi dhe se pret që së shpejti të bëhemi vendi i parë në Evropë që e çrrënjosë këtë problem, njofton kabineti i Siljanovska Davkovës. qa/

Foto: kabineti i Siljanovska Davkovës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR