• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel

Presidentja Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Presidentja Siljanovska Davkova ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale që u mbajt në vilën Biljana në Ohër, presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësi të veçantë për marrëdhëniet shumë të zhvilluara dypalëshe midis dy vendeve, të cilat karakterizohen me dialog intensiv politik dhe marrëdhënie partneriteti, siç dëshmohet nga e kaluara shënimi i jubileut të shënuar - 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunim i suksesshëm, informojnë nga kabineti i Siljanovska Davkovës.

Presidentja falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës si shtet mike e cila siç theksoi ka qenë një nga donatorët më të mëdhenj dhe një mbështetëse e fortë e procesit evropian të vendit tonë që nga pavarësia.

"Holanda vazhdimisht na ndihmon në reformat e gjyqësorit, shtetit të së drejtës dhe administratës publike, me qëllim për të siguruar institucione të forta dhe të pavarura të cilat janë shtylla kurrizore e çdo demokracie evropiane. Parimi holandez "i rreptë dhe i drejtë" u tregua një formulë e shkëlqyer për zbatimin esencial të agjendës reformuese dhe arritjen e standardeve evropiane në vendin tonë", tha Siljanovska Davkova.

Duke theksuar se vendi jonë i kushton një rëndësi të madhe marrëdhënieve të fuqishme të partneriteti të cilët kultivohen në kuadër të NATO-s, gjegjësisht në një kohë kur po përballemi me sfida serioze globale të sigurisë dhe ristrukturimit gjeopolitik, ajo theksoi se vendi jonë mbetet i përkushtuar në realizimin e prioriteteve strategjike, duke shprehur besimin se perspektiva evropiane dhe euroatlantike është garanci e prosperitetit, stabilitetit dhe mirëqenies së të gjithë rajonit dhe Evropës.

Në fjalimin e saj në ceremoni, ambasadorja Xhanel theksoi se është e nderuar që emërohet si ambasadore në vendin tonë dhe se i është dhënë mundësia të kontribuojë në marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të veçanta që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve.

Ambasadorja Xhanel tha se gjatë viteve vendi i saj ka ofruar burime të konsiderueshme financiare për të mbështetur kohezionin social dhe marrëdhëniet ndëretnike, qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, arsimin, shëndetësinë dhe menaxhimin e financave publike. Ajo theksoi se aktualisht në vendin tonë punojnë rreth 180 kompani holandeze të cilat sigurojnë punë për mbi 5.000 qytetarë dhe gjithashtu rrisin shikueshmërinë e vendit tonë në tregun ndërkombëtar. rq/

Foto: kabineti i presidentes së RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR