• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova ka pritur ambasadorin japonez, Ocuko Kazuja

Presidentja Siljanovska Davkova ka pritur ambasadorin japonez, Ocuko Kazuja

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur ambasadorin e Japonisë, Ocuko Kazuja. Në takimin, siç ka kumtuar Kabineti i saj, është potencuar interesi për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe afrimit mes dy vendeve dhe popujve.

Siljanovska Davkova shprehu pritjen e saj për intensifikimin e dialogut politik me Japoninë në të ardhmen, me qëllim të promovimit të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel politik, ekonomik dhe kulturor. Në këtë kontekst, janë mirëpritur projektet nga nisma japoneze për bashkëpunim me vendet e rajonit, të cilat pritet të avancojnë në mënyrë shtesë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të rrisin interesin e komunitetit japonez të biznesit për të investuar në vend.

Në bisedë me ambasadorin japonez, presidentja shprehu mbështetjen për të gjitha aktivitetet dhe iniciativat më të mëdha që synojnë thellimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e kulturës, arsimit dhe shkencës dhe përshëndeti pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Osaka EKSPO 2025.

Siljanovska Davkova falënderoi Japoninë, si një nga donatorët më të mëdhenj bilateral në vendin tonë, për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, përmes projekteve për bashkëpunim teknik, granteve dhe donacioneve. 

Në takim u theksua se këtë vit shënohet 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 100 vjetori i lindjes së arkitektit të njohur Kenzo Tange, i cili mori pjesë në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofik. rq/bsh/

Foto: Kabinti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR