• e premte, 27 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska - Davkova emëroi kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Dekorata dhe Mirënjohje

Presidentja Siljanovska - Davkova emëroi kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Dekorata dhe Mirënjohje

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska – Davkova ka marrë vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Dekorata dhe Mirënjohje. 

Kabineti i Siljanovska – Davkova informon se për kryetar të Komisionit është emëruar prof.dr. Valentin Mirçevski, ndërsa anëtarë të komisionit janë emëruar prof.dr. Gzime Starova, dr. Samuel Sadikario, dr. Andrijana Janevska, mr. Ana Durllovski, mr. Reshat Ameti, Dejan Geogievski, Evgenija Teodosievska, Zharko Basheski, Olivera Nakovska Bikova dhe Vesna Petrushevska. 

“Komisionin për Dekorata dhe Mirënjohje e përbëjnë individë të cilët gjatë karrierës së tyre profesionale kanë realizuar arritje të rëndësishme dhe kanë arritur reputacion të lartë në shoqërinë maqedonase. Ata janë ekspertë të njohur, të cilët me punimet dhe arritjet e tyre janë shquar në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, siç janë shkenca, kultura, arti, arsimi, shëndetësia, sporti”, njoftoi Kabineti i presidentes. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR