• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova e priti të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç

Presidentja Siljanovska Davkova e priti të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, sot e priti të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç.

Takimi, siç kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, u mbajt në frymën e miqësisë disavjeçare mes dy vendeve, me fokus në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe procesit të integrimit të Bashkimit Evropian. 

"Duke e theksuar synimin e qartë strategjik të vendit për anëtarësimin në familjen evropiane, presidentja e theksoi përkushtimin për përmbushjen e vazhdueshme të kritereve evropiane. Duke theksuar se integrimi në BE duhet të bazohet në një qasje konstruktive dhe vullnet të mirë të ndërsjellë, ajo theksoi se procesi i anëtarësimit është i ngarkuar me kërkesa dhe sfida të vazhdueshme, të cilat pengojnë kandidaturën tonë dhe e rëndojnë popullin", theksohet në kumtesën. 

Në këtë drejtim, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se bilateralizimi i procesit të zgjerimit është precedent i dëmshëm për të gjitha vendet kandidate dhe se çështjet tona identitare tashmë janë të përcaktuara dhe negocimi i tyre është në kundërshtim me parimet dhe vlerat themelore evropiane.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të aspiratave të Maqedonisë për hyrje në Bashkimin Evropian. 

 

I dërguari special Piç e theksoi rolin e vendit tonë si një partner i rëndësishëm në Aleancën e NATO-s. Në kontekstin e situatës në Evropë dhe rajon, ai shprehu shqetësimin për rritjen e retorikës nacionaliste në nivel rajonal dhe theksoi nevojën për pajtim dhe dialog përballë kohëve të trazuara dhe luftës në tokën evropiane.

Në takim u shkëmbyen mendime për çështjet e rëndësishme të sigurisë në rajon dhe Evropë, si dhe për ndikimin e trendeve gjeopolitike në marrëdhëniet ndërkombëtare në rajonin tonë. ls/ 

Foto: Kabinet i presidentjes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR