• e premte, 27 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova e priti guvernatoren e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska

Presidentja Siljanovska Davkova e priti guvernatoren e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti Anita Angellovska-Bezhoskën, guvernatore e Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim, i pari pas marrjes së funksionit, presidentja Siljanovska Davkova u informua për punën rrjedhëse të Bankës popullroe dhe realizimin e qëllimeve të parapara, të kahëzuara drejt arritjes dhe mirëmbajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe drejt mirëmbajtjes së sistemit financiar konkurrues dhe të orientuar tregtar.

Në takim Angellovska-Bezhoska i prezantoi edhe qëndrimet strategjike të kahëzuara drejt avancimit të zbatimit të politikës monetare, stabilitetit të sistemit bankar, funksionimit të papenguar të sistemeve pagesore, menaxhimit me rezervat devizore, ndërkaq në funksion të sigurimit të kushteve për shërbime efikase, inovative dhe të sigurta financiare.

Presidentja Siljanovska Davkova i përshëndeti përpjekjet e Bankës popullore për ruajtje të stabilitetit makroekonomik të shtetit, në kushte të rreziqeve gjeopolitike dhe gjeoekonomike.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska i dërgoi urime presidentes Siljanovska Davkova me rastin e marrjes së funksionit dhe i dëshiroi sukses në punë. ab/

foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR