• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në Asamblenë e përgjithshme të 79-të të KB-së

Presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në Asamblenë e përgjithshme të 79-të të KB-së

Nju-Jork, 26 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sonte do të mbajë fjalim në sesionin e 79-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork që mbahet me temën "Duke mos lënë askënd pas vetes: duke vepruar së bashku për avancimin e paqes, zhvillimin e qëndrueshëm dhe dinjitetin njerëzor për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm".

Siljanovska Davkova para Asamblesë së Përgjithshme do të mbajë fjalim në gjuhën maqedonase. Në intervistë për MIA-n, thotë se mesazhin e saj do ta përcjellë në gjuhën maqedonase dhe se mes tjerash, do të përkujtojë në vendosmërinë tonë për paqe, dialog dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare.

"Në fakt do ta zhvilloj më tej, sepse do të kem 15 minuta për të folur në gjuhën maqedonase. Dje folëm për të ardhmen e botës, por tani e dua të ardhmen e botës përmes fjalës maqedonase, përmes të folurit maqedonas. Pra, do t'i zhvilloj tezat themelore – do t'u kujtoj atyre historinë e trishtuar maqedonase në krijimin e së cilës mori pjesë OKB-ja, përmes gjithçkaje që kemi kaluar, do t'u kujtoj atyre vendosmërinë tonë për të respektuar përmes dialogut gjtihmonë të respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Do të vë në dukje problemet themelore të njerëzimit, por tani me argumentim më të madh, të paqes, të sigurisë, kemi Këshill të Sigurimit, por kemi ambient por është i pasigurt, kudo po madje edhe këtu në Nju-Jork", tha presidentja Siljanovska Davkova.

Presidentja Siljanovska Davkova mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti amerikan Xho Bajden me rastin e Asamblesë së 79-të të Përgjithshme të KB-së.

Nesër, presidentja Siljanovska Davkova do të ketë takime dypalëshe me sekretarët e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh dhe Këshillit të Evropës Alan Berse. sa/

FOTO: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR