• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Samitin për paqe në Ukrainë

Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Samitin për paqe në Ukrainë

Shkup, 15 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me ftesë të presidentes të Konfederatës zvicerane, Viola Amherd, sot dhe nesër në Burgenshtok në liqenin e Lucernit në Zvicër do të marrë pjesë në Samitin për paqe në Ukrainë.

Është paraparë presidentja Siljanovska Davkova të ketë fjalim në samit dhe të realizojë takime bilaterale me disa nga pjesëmarrësit në samit, informoi Kabineti presidencial.

Tubimi ka për qëllim të vendosë forum për dialog të nivelit të lartë për mënyrat e arritjes së paqes së përhershme, gjithpërfshirëse dhe të drejtë për Ukrainën në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB-së, të promovojë mirëkuptim të përbashkët për kornizë të mundshme për arritje të këtij qëllimi dhe të definojë udhërrëfyes për atë si të përfhsihen të dyja palët në procesin e ardhshëm paqësor.

Në konferencë, që po mbahet me nismë të Ukrainës, do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të rreth njëqind vendeve dhe të organizatave ndërkombëtare. Do të bisedohet për çështje të dnryshme, mes të cilave për eksportin e grurit nga Ukraina, sigurinë e centralit bërthamor Zaporozhje, që është nën kontrollin rus si dhe çështje humanitare siç është këmbimi i robërve të luftës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR