• e mërkurë, 21 janar 2026

Presidentja Siljanovska Davkova dhe gjenerali Lafçiski tradicionalisht në ditën e parë të Vitit të Ri për vizitë te pjesëtarët e Armatës

Presidentja Siljanovska Davkova dhe gjenerali Lafçiski tradicionalisht në ditën e parë të Vitit të Ri për vizitë te pjesëtarët e Armatës

Shkup, 1 janar 2026 (MIA) - Presidentja dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska Davkova, e shoqëruar nga gjenerali i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski , tradicionalisht në ditën e parë të Vitit të Ri do t'i vizitojë pjesëtarët e Armatës.

Siljanovska Davkova dhe Lafçiski do ta vizitojnë kazermën "Alekso Demnievski Bauman" në Veles.

Në kuadër të vizitës, siç është njoftuar, presidentja Siljanovska do të vizitojë disa nga kapacitetet e Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës (KSD) të vendosura në kazermë dhe do të vizitojë ushtarët profesionistë të rinj të cilët po kalojnë trajnimin bazë ushtarak në këtë komandë, pas së cilës do të marrë pjesë në një drekë të përbashkët. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR