• e enjte, 04 korrik 2024

Presidentja e Kosovës, Osmani merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore në Shkup

Presidentja e Kosovës, Osmani merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore në Shkup

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shkup, Maqedonia e Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL).

Në këtë Samit, siç njofton kabineti i saj, presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Gjatë qëndrimit në Shkup, presidentja e Kosovës do të zhvillojë edhe takime të tjera. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR