• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski realizoi takim me “Treshen e Vajmarit”

Presidenti Pendarovski realizoi takim me “Treshen e Vajmarit”

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Procesi i negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, realizimi i detyrave që dalin nga korniza negociuese, si dhe mundësitë për përshpejtimin e integrimeve evropiane të vendit, kanë qenë tema të bisedës në takimin e presidentit Stevo Pendarovski me ministren për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman, Sekretare shtetërore përgjegjëse për Evropë në Këshillin e ministrave të Republikës franceze, Lorens Bon dhe ministrit për Bashkimin Evropian të Republikës së Polonisë, Shimon Shinkovski vel Senk i njohur si "Treshja e Vajmarit".

Presidenti Pendarovski, siç njofton kabineti i tij, theksoi se shteti mbetet i përkushtuar në procesin negociues që ka filluar dhe zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme, duke theksuar se anëtarësimi në BE është interes i ynë strategjik dhe nevojitet vullnet i fuqishëm politik nga ana e të gjithë faktorëve politikë për përmbushjen e detyrimeve të marra.

Krahas ndryshimeve të nevojshme kushtetuese, madje është theksuar rëndësia e sundimit të ligjit, ndërtimi i një shteti juridik funksional, si dhe luftë më e suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bashkëbiseduesit në takim kanë shkëmbyer mendime edhe për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon.

Foto: Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR