• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Norvegjisë, Kristin Melsom

Presidenti Pendarovski pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Norvegjisë, Kristin Melsom

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot pranoi letrat kredenciale të Kristin Melsom, ambasadores së sapoemëruar të Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd. 

Presidenti Pendarovski, siç njoftoi kabineti i tij, në fjalimin e ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale, shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin e suksesshëm mes dy vendeve mike, të cilat ushqehen duke mbajtur një dialog të vazhdueshëm politik.

Duke vënë në dukje se Mbretëria e Norvegjisë edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ajo në mënyrë aktive kontribuon në proceset e transformimit evropian të shoqërisë së Maqedonisë, presidenti Pendarovski vlerësoi se të dy vendet, si anëtare të NATO-s, janë aleatë të ngushtë që ndajnë të njëjtat sfida sigurie, të bashkuar në mbrojtjen e rendit ndërkombëtar, bazuar në rregulla dhe vlera demokratike.

Ai vlerësoi se ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar dhe hapësira për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, sidomos në rrafshin ekonomik, dhe në këtë kontekst ai u dërgoi një mesazh komuniteteve të biznesit dhe Odave tregtare nga të dyja palët që të rrisin tregtinë, për të shfrytëzuar potencialet ekonomike dhe për të iniciuar investime në sektorin e IT dhe në energji.

Ambasadorja Melson në fjalimin e saj theksoi se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve bazohen në një themel solid të miqësisë historike dhe theksoi se ato do të vazhdojnë të zhvillohen më tej.

"Ajo e vlerësoi angazhimin tonë për reformat e mbrojtjes, si prioritet i përbashkët në agjendën dypalëshe, dhe theksoi bashkëpunimin në fushën ushtarako-mjekësore, vizitat e zyrtarëve tanë në Norvegji për trajnim dhe shkëmbim idesh, si dhe bashkëpunimi në kuadër të Akademive ushtarake të dy vendeve", thuhet në nkumtesë. qa/

Foto: kabineti i presidentit të RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR