• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski nuk planifikon të kandidohet për mandat të ri

Presidenti Pendarovski nuk planifikon të kandidohet për mandat të ri

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski nuk planifikon të kandidohet për mandat të ri. Pendarovski në ngjarjen e sotme forumi i hapur për antikorrupsion në të cilën u diskutua për masat dhe politikat të cilat ndërmerren në luftën kundër korrupsionit duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pa treguar pse, vetëm shkurt u përgjigj se nuk planifikon të kandidohet përsëri për president në zgjedhjet e caktuara për më 8 maj të vitit të ardhëm.

Pendarovski është presidenti i i pestë i Maqedonisë nga 12 maji i vitit 2019, i cili për momentin është në funksion. Pjesën më të madhe të karrierës profesionale e ka kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme si analist i sigurisë, njëherësh ishte këshilltar për siguri kombëtare dhe për politikë të jashtme i dy presidentëve Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski.

Pendarovski për herë të parë ishte kandidat për president të shtetit në vitin 2014, kur ishte kandidat i koalicionit i kryesuar nga LSDM-ja, por nuk arriti ta fitojë presidentin e atëhershëm Gjorge Ivanov. Në vitin 2019 për herë të dytë ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale, si kandidat koncensual i LSDM-së, BDI-së dhe dhjetëra partive të tjera politike dhe e fitoi kandidatin e VMRO-DPMNE-së opozitare, profesoreshën universitare Gordana Siljanovska - Davkova. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR