• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski në Takimin e 54-të vjetor të Forumit botëror ekonomik në Davos

Presidenti Pendarovski në Takimin e 54-të vjetor të Forumit botëror ekonomik në Davos

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo pendarovski sot dhe nesër do të marrë pjesë në Takimin e 54-të vjetor të Forumit botëror ekonomik në Davos të Zvicrës, këtë vit i quajtur "Ripërtëritja e besimit".

Kabineti i Pendarovskit kumtoi se është paraparë ai të marrë pjesë në sesionin "Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor", në tubimin joformal të liderëve ekonomik botërorë "Kthimi i besimit në sistemin global" dhe në darkën zyrtare "Ndërtimi i Evropës të së nesërmes".

"Në takimin e sivjetmë të Forumit botëror ekonomik në Davos është paraparë pjesëmarrja e mbi 100 shefave të shteteve dhe qeverive, prëfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. përfaqësues të të rinjve, sipërmarrës social dhe agjenci të lajmeve", informoi Kabineti i Pendarovskit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR