• e diel, 24 nëntor 2024

Presidenti Pendarovski në takim me përfaqësuesit e Olimpiadës Speciale

Presidenti Pendarovski në takim me përfaqësuesit e Olimpiadës Speciale

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti përfaqësuesit e Olimpiadës Speciale të cilët morën pjesë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore që muajin e kaluar u mbajtën në Berlin me ç'rast olimpikët i përgëzoi për suksesin e arritur dhe pesë medaljet e fituara, prej të cilave një e arit, dy të argjendta dhe dy të bronzit.

"Duke potencuar se rezultatet e tyre janë krenaria jonë kombëtare, presidenti Pendarovski i falënderoi për përfaqësim të dinjitetshëm ndërkombëtar të shtetit. Njëherësh ai shprehu mbështetje për aktivitetet dhe angazhimin e Olimpiadës Speciale të vendit, e cila duke i vlerësuar cilësitë në sport, kontribuon për përfshirjen dhe për realizimin e afiniteteve individuale të personave me aftësi të kufizuar dhe zhvillim atipik", informojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

Në Olimpiadën në Berlin, atletisti Agron Hajredini në kërcimin në largësi nga vendi fitoi medalje të artë, ndërsa në disiplinën e njëjtë e dyta ishte Juliana Petrovska. Në disiplinën not, Stefan Tërpkovski fitoi medalje të argjendtë në 100 metra, ndërsa Mario Mickovski medalje bronzi në garën prej 100 metra stil i lirë. Jane Nikodinovski fitoi medalje të bronztë në badminton.

 Në Lojërat Botërore Speciale Olimpike në Berlin morën pjesë mbi 7.000 sportistë prej 190 vendeve. Olimpiada Speciale e jona u paraqit me 19 atletë me zhvillim atipik në pesë disiplina: not, basketboll, badminton, atletikë dhe ping-pong.

Foto: Kabineti i Pendarovskit

 

QËNDRONI TË LIDHUR