• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar iranian, Ali Reza Irvash

Presidenti Pendarovski ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar iranian, Ali Reza Irvash

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pranuar letrat kredenciale të Ali Reza Irvash, ambasador i sapoemëruar i Republikës islamike të Iranit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, siç kumtuan nga kabineti i tij, vlerësoi se emërimi i ambasadorit Irvash është konfirmim i përkushtimit të Republikës Islamike të Iranit për zhvillimin e marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Vërtet besoj se dy vendet tona kanë potencial për bashkpunim në disa fusha dhe shpresoj se në periudhën e ardhëshme do të shfrytëzohen siç duhet", tha presidenti Pendarovski. 

Ambasadori Irvash, nga ana e tij, vlerësoi se që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dy shtetet janë përpjekur të përmisojnë marrdhëniet bilaterale në fusha të ndryshme, bazuar në respektin reciprok dhe ndarjen e interesave të përbashkëta.

"Potencialet ekzistuese të dy vendeve, të cilat gëzojnë pozita të rëndësishme në Ballkan dhe në rajonin e Gjirit Persik dhe Lindjen e Mesme, ofrojnë një bazë të mirë për thellimin e bashkëpunimit tonë, tha ambasadori i sapoemëruar iranian.

Presidenti Pendarovski, siç thuhet në kumtesë,  ambasadorit Irvash, i dëshiron të kryejë me sukses pozitën e tij përgjegjëse. rq/ab/

Foto: Kabineti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR