• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Koresë, Bae Xhongin

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Koresë, Bae Xhongin

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Bae Xhongin, ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Korëse në Republiken e Maqedonisë së Veriut.

 

Në fjalimin në ceremoninë e ndarjes së letrave kredenciale, presidenti Pendarovski theksoi se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019, para dy vendeve miqësore u hapën mundësi të reëndësishmë për promovimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe më pas e potencoi interesin tonë për përforcimin e lidhjeve ekonomike, por dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit, shkencës, turizmit. 

Presidenti tregoi se sot Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Koresë ndajnë dhe qëndrojnë për të njëjtat vlera të demokracisë dhe multilateralizmit funksional.

Ai vuri në dukje se vlerësimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, paqja dhe stabiliteti, janë vlera të ngulitura thellë në kujtesën kolektive të popujve tanë dhe shtoi se kjo krijon baza të shkëlqyera për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve, pavarësisht distancës gjeografike ndërmjet dy vendet.

Ambasadori i Republikës së Koresë, Bae Xhongin në fjalimin e tij theksoi se përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave demokratike paraqet një bazë të fortë për zgjerimin e bashkëpunimit të dy vendeve dhe shprehu shpresë për përforcimin e lidhjeve ekonomike në fushën e tregtisë, investimeve, industrisë automobilistike, energjisë dhe teknologjisë së avancuar. 

"Ambasadori Xhongin tha se tashmë janë ndërmarrë hapat fillestarë, ndërsa si shembull e theksoi projektin e përbashkët mes shërbimeve doganoree dhe më pas shprehu shpresë për realizimin e projekteve të ngjajshme vitin e ardhshëm, duke i shfrytëzuar ato si trampolinë për përmirësimin e marrëdhënieve. Ai tha se theks të shtuar do të vendosë edhe në promovimin e kulturës koreane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe paralajmëroi hapjen e Konsullatës së nderit të Republikës së Koresë në Shkup, e cila tha se do të luajë një rol kyç në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, kumtoi kabineti i kreut të shtetit.

Presidenti Pendarovski i uroi sukses ambasadorit Xhongin në kryerjen e misionit të tij përgjegjës dhe shprehu besimin se në kryerjen e detyrave të tij diplomatike do të gëzojë mbështetjen e plotë nga institucionet tona shtetërore. ls/

Foto: Kabineti i Presidentit të RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR