• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Kuvajtit, Gazi Hamed Allfalldi

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Kuvajtit, Gazi Hamed Allfalldi

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Gazi Hamed Alfaldit, ambasador i sapoemëruar i Shtetit Kuvajt në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shteti Kuvajt, gjatë viteve, ndërtuan marrëdhënie dypalëshe dhe bashkëpunim të cilat tradicionalisht bazohen në miqësi, mirëkuptim dhe respektim të ndërsjellë, me çka e theksoi gatishmërinë për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat me interes të përbashkët.  

Ambasadori i i sapoemëruar i Kuvajtit, Gazi Hamed Alfaldi në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale theksoi se është plotësisht i gatshëm që t'i nxisë dhe fuqizojë marrëdhëniet mes Kuvajtit dhe Maqedonisë së Veriut gjatë mandatit të tij. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR