• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Azerbajxhanit, Kamil Kasijev

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Azerbajxhanit, Kamil Kasijev

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Kamil Kasijev.

Në ceremoninë solemne të dorëzimit të letrave kredenciale, Pendarovski shprehu besimin se Kasijev me angazhimin e tij profesional do të kontribuojë në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, marrëdhëniet e të cilave bazohen në miqësi, respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë. 

 

"Më lejoni ta theksoj gatishmërinë tonë të sinqertë për themelimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Ju siguroj se do të vazhdojmë me të gjitha aktivitetet dhe iniciativat e nevojshme për arritjen e këtyre qëllimeve dhe për avancimin e dialogut politik dypalësh, si dhe iniciativat për forcimin dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit”, tha presidenti Pendarovski në fjalimin e tij përshëndetëse, bënë të ditur nga Kabineti i tij. 

 Ambasadori Kasijev në fjalimin e tij ka theksuar se marrëdhëniet politike mes dy vendeve po zhvillohen në një drejtim rritës, por është e nevojshme thellimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunimi në fushën e energjisë, bujqësisë, turizmit dhe investimeve, ku do të drejtojë përpjekjet dhe angazhimet e tij personale.

 "Konsiderojmë se marrëdhëniet politike do të vazhdojnë të forcohen bazuar në respektimin e normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Aktit Final të Helsinkit të OSBE-së, veçanërisht në fushën e sovranitetit, integritetit territorial dhe paprekshmërinë e kufijve ndërkombëtarë", ka theksuar ambasadori Kasijev.

 

Presidenti Pendarovski ambasadorit Kasijev  i uroi sukses në misionin e tij diplomatik dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen e tij të plotë në kryerjen e funksionit të tij përgjegjës. ar/

 Foto: Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR