• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Angolës

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Angolës

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Angolës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Budapest, Zhose Filipe.

Siç informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, shefi i shtetit shprehu bindjen se me angazhimin e tij dhe përvojën e pasur profesionale, ambasadori Filipe do të kontribuojë në gjetjen e formave të reja për pasurimin përmbajtjesor të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy shteteve.

„Më lejoni tа theksoj gatishmërinë e sinqertë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për avancimin e bashkëpunimit me Republikën e Angolës. Në vitin kur shënojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, veçanërisht dëshiroj tа theksoj dëshirën tonë për pasurimin e kornizës normativo-juridike për rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe interesimin tonë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik", tha presidenti Pendarovski.

 

Në fjalën e tij, ambasadori Filipe e përcolli gatishmërinë e Qeverisë së Angolës për krijimin e lidhjeve për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut në fusha nga më të ndryshmet me interes të përbashkët, duke pasur gjithmonë si parime bazë respektin ndërmjet dy shteteve sovrane, solidaritetin dhe miqësinë ndërmjet popujve.

Presidenti Pendarovski ambasadorit Filipe  i uroi suksese   në kryerjen e funksionit. ar/

 Foto: Kabineti i presidentit Pendarovski

 

QËNDRONI TË LIDHUR