• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat akreditive të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Federative të Brazilit

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat akreditive të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Federative të Brazilit

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) 

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat akreditive të Paulo Roberto Kampos Tarise da Fontura, ambasador i sapoemëruar i Republikës Federative të Brazilit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij në ceremoninë e dorëzimit të letrave akreditive, shprehu bindje se ekziston një dëshirë e përbashkët, si dhe një potencial i madh për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe theksoi se hapja e ambasadës tonë në Brazil qartë e tregoi dëshirën e sinqertë për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm me Republikën Federative të Brazilit. Presidenti tha se Maqedonia e Veriut dhe Brazili i ndajnë vlerat themelore, si respektimi i sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, shqetësimi për ndryshimet klimatike, përkushtimi ndaj demokracisë, tregtisë së lirë dhe ekonomisë së tregut dhe në këtë kontekst shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare. Presidenti Pendarovski e përgëzoi presidencën braziliane me G-20 dhe uroi sukses në realizimin e prioriteteve që do të shqyrtohen në këtë kuadër, si lufta kundër urisë, varfëria dhe pabarazia, tre dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm, reforma e sistemit të OKB-së dhe të ititucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe revitalizimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

Ambasadori Paulo Roberto Kampos Tarise da Fontura tha në fjalimin e tij se Maqedonia e Veriut është një vend me të cilin Brazili ndan vlera të përbashkëta, veçanërisht besimin në diplomaci dhe zgjidhjen paqësore të keqkuptimeve dhe respektimin e sundimit të ligjit dhe theksoi se vendi ynë i ka dëshmuar botës se diplomacia është mjeti më i mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe se dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë mund të çojnë në prosperitetin, paqen dhe zhvillimin njerëzor të dëshiruar. Në fjalimin e tij, ambasadori brazilian njoftoi se do të jetë i përkushtuar për stimulimin e marrëdhënieve turistike dhe kulturore ndërmjet Brazilit dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe do të hulumtohen fusha për bashkëpunim, si bujqësia, investimet, normat dhe rregulloret. Ai shprehu synimin e tij për të vazhduar përpjekjet për të promovuar njohuri dhe mirëkuptim më të madh të ndërsjellë përtej programeve për shkëmbim të studimeve universitare dhe pasuniversitare të ofruara nga universitetet braziliane në të gjitha fushat shkencore.

Presidenti Pendarovski i uroi sukses ambasadorit brazilian në kryerjen e misionit të tij përgjegjës dhe shprehu pritjen se përvoja e deritanishme diplomatike do të kontribuojë dukshëm në pasurimin e marrëdhënieve miqësore. ls/

 

President i Republikës së Maqedonisë së Veriut

_________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

Fotо:  President i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR