• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti Pendarovski e vizitoi Ekspozitën Ndërkombëtare të 44-t në Berovë

Presidenti Pendarovski e vizitoi Ekspozitën Ndërkombëtare të 44-t  në Berovë

Berovë, 11 nëntor 2023 (MIA)  -  Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Ekspozitën e 44-t ndërkombëtare për inovacione, shpikje, patenta, dizajn, ide, produkte dhe teknologji të reja, marka tregtare, projekte kërkimore dhe krijimtarinë  e të rinjve - MAKINOVA 2023 dhe ekspozitën e 21-të ndërkombëtare. për inovacione ekologjike dhe projekte kërkimore - EKONOVA 2023, që nën mbështetjen e tij këtë fundjavë po mbahet në Berovë.

 Në ngjarjen, në organizim të Unionit të Shpikësve dhe Autorëve të Përparimeve Teknike të Maqedonisë (SPATUM) dhe Teknologjisë Kombëtare të Maqedonisë, presidenti Pendarovski i shqyrtoi inovacionet e ekspozuara, duke vlerësuar se këto vepra dëshmojnë për kreativitetin, njohuritë, aftësitë dhe punën e mundimshme dhe krijuese të pjesëmarrësve.

     

Shefi i shtetit theksoi se ngjarja është një mundësi e shkëlqyer për promovimin dhe afirmimin e ideve kreative, si dhe për vendosjen e  e kontaktit me persona afaristë të interesuar për investime, prodhim dhe plasman të zgjidhjeve të përshtatshme inovative në treg. Bëri thirrje që të vlerësohet dhe shfrytëzohet në mënyrë adekuate potenciali dhe kreativiteti i talenteve të rinj dhe të punohet në sigurimin e kushteve për përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Në kuadër të manifestimit, presidenti Pendarovski u ndau mirënjohje pjesëmarrësve të shpërblyer të dy ekspozitave.    

 

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklievska e cila gjithashtu mori pjesë në këtë ngjarje dhe ndau një pjesë të mirënjohjeve, theksoi se është obligim si shoqëri është t'i motivojmë dhe mbështesim gjeneratat e reja nëse dëshirojmë të kemi të ardhme, ndërsa Ministria, siç shtoi i mbështet dhe gjithmonë do t'i mbështesë këto aktivitete.

 

"Duhet të krijojmë një mjedis që fëmijët dhe të rinjtë ta çlirojnë krijimtarinë e tyre, t'i realizojnë vizionet e tyre dhe t'i bindim se gjithçka është e mundur, nëse e kuptojnë dhe e duan mjedisine jetesës. Ne jemi ata që duhet t'i inkurajojmë dhe t'u japim hapësirë ​​për ta realizuar atë që e imagjinojnë, sepse ata janë forca jonë, e ardhmja jonë dhe shtytësit më të mëdhenj të ndryshimeve. Me këtë rast dua t'i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e këtij procesi", tha Oxhaklievska.

 

Si institucion ku mbrohen të drejtat e pronësisë industriale, drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, Blerim Idrizi, i ftoi të rinjtë që ta vizitojnë institucionin dhe t'i regjistrojnë inovacionet e tyre.

"Të drejtat industriale janë patenta, marka tregtare, etj., gjithmonë jemi këtu për të ndihmuar gjatë procedurës për vetë regjistrimin. Ne tradicionalisht e mbështesim këtë ekspozitë dhe kësaj here po ndihmojmë me para dhe plaketa. Të gjithë fituesve u uroj shëndet dhe shumë suksese në punën e tyre të ardhshme", tha Idrizi. 

 

Pjesa zyrtare e ngjarjes përfundoi me një fotografi të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa nesër vazhdon me "Shkollën për Inovacione" me nxënës nga Berova.

 Foto: Kabineti i Presidentit/MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR