• e shtunë, 23 nëntor 2024

Presidenti Pendarovski do të mbajë konferencë për shtyp

Presidenti Pendarovski do të mbajë konferencë për shtyp

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot në mesditë do të mbajë konferencë shtypi në Shkup.

Kabineti i presidentit kumtoi se konferenca për shtyp do të mbahet në hotelin "Dabël Tri Hilton", por nuk ndau informacion për temën.

Bordi Ekzekutiv i LSDM-së pardje në një takim e mbështeti Pendarovskin për kandidat për President të shtetit dhe e propozoi në Bordin Qendror të partisë.

"Pendarovski është kandidat fitues, i afërt me popullin, ndan vlerat progresive, me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të vendit. Pendarovski në mandatin aktual ia riktheu reputacionin, integritetin dhe besueshmërinë institucionit të Presidentit të shtetit dhe tregoi se çfarë do të thotë të jesh president i vërtetë për të gjithë qytetarët. Pendarovski është përfaqësues i të gjithë qytetarëve tanë pa dallim etnik, politik, fetar apo çfarëdo përkatësie tjetër. Ky është profili i kandidatit që i duhet shtetit dhe ai është profili i presidentit të ardhshëm të shtetit", njoftuan nga  LSDM.

Pritet që Pendarovski të promovohet zyrtarisht si kandidat presidencial i LSDM-së në Kongresin e partisë të caktuar për të dielën. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR