• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti kinez i bëri thirrje Indisë në rrugën e bashkëekzistencës paqësore

Presidenti kinez i bëri thirrje Indisë në rrugën e bashkëekzistencës paqësore

Kazan, 24 tetor 2024 (MIA) - Kina dhe India duhet bashkarisht ta ndjekin rrugën e bashkëjetesës paqësore dhe zhvillimit, deklaroi presidenti kinez Si Xhinping në takim me kryeministrin indian, Narendra Modi, në margjina të samitit të BRIKS-it në Kazan.

"Dy palët duhet të ndërmarrin prëgjegjësi ndërkombëtare, të japin shembull për vendet në zhvillim në mënyrë që të mund të bashkohen për vetëpërmirësim dhe të kontribuojë për promovim të botës multipolare dhe demokratizim të marrëdhënieve ndërkombëtare", tha Si në deklaratë, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, transmetuar nga mediumet ruse.

Presidenti kinez Si bëri thirrje për mirëkuptim të drejtë strategjik dhe punë të përbashkët dhe theksoi se forcat e mëdha dhe fqinjët, Kina dhe India, duhet "ta ndjekin rrugën e ndritshme dhe të drejtë të bashkëekzistencës paqësore dhe zhvillimit të përbashkët".

Presidenti kinez theksoi se Kina dhe India duhet t'i përmbahen konsensusit se dy vendet sigurojnë mundësi për zhvillim, dhe jo kërcënime, dhe të jenë partnere, dhe jop rivale.

Ai theksoi se dy palët u dakorduan bashkarisht ta mirëmbajnë paqen në rajonet kufitare, si dhe të kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe të matur për dallimet ekzistuese.

Këto ishin bisedimet e para bilaterale mes Narendra Modit dhe Si Xhinping pas konfliktit mes armatës indiane dhe kineze në rajonin kufutar Ladah në vitin 2020.

India dhe Kina kanë kontest shumëvjeçar territorial për pothuajse 60.000 kilometra katrorë në shtetin verilindor Aruanaçpal Pradesh, si dhe pjesë të territorit malor në Kashmirin verior. Ëinja kontrolluese, e cila e zëvendëson kufirin mes vendeve në këtë rajon, ndodhet në rajonin Ladah, ndërsa në vjeshtën e vitit 1962 ky kontest u shndërrua në luftë kufitare. Eskalimi i ri filloi në Ladah në maj të vitit 2020, kur ndodhën seri konfliktesh mes armatës kineze dhe asaj indiane në rajonin e liqenit Pangong, pas çka Nju-Delhi dhe Pekin e përforcuan prnainë e vet ushtarake në rajon. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR