• e enjte, 26 dhjetor 2024

Presidenti i një shteti fqinj duhet të merret më shumë me reformat në vendin e tij, thotë Kovaçevski

Presidenti i një shteti fqinj duhet të merret më shumë me reformat në vendin e tij, thotë Kovaçevski

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski ende nuk e ka parë deklaratën e sotme të presidentit bullgar Rumen Radev, sipas të cilit vendi “nuk ka nxjerr mësim nga viti i kaluar që të mos lobojë te anëtarët e BE-së ose te institucionet evropiane“, por theksoi se presidenti i një vendi fqinj duhet të merret më shumë me reformat në vendin e tij.

"Nuk e kam parë deklaratën dhe nuk do të kisha gjë për të komentuar. Maqedonia e Veriut ka qëndrime shumë të qarta në kudër jo vetëm të BE-së, por edhe brenda NATO-s. Ne jemi një vend i cili 100 për qind e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me BE-në, vend i cili në mënyrë të barabartë me vendet tjera miraton vendime në NATO, përfshirë së bashku Bullgarinë. Ne çdo vit kemi raporte evropiane për përparimin e reformave, konsideroj se presidenti i një vendi fqinj duhet të merret më shumë me reformat në vendin e tij", theksoi Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas fjalimit në përvjetorin e 70-të të themelimit të Institutit për gjuhën maqedonase “Kërste Misirkov” dhe 120 vjet nga botimi i librit “Për çështjet maqedonase".

Премиерот Димитар Ковачевски се уште на ја видел денешната изјава на бугарскиот претседател Румен Радев според кој, земјава „не ја научила лекцијата од лани да не лобира кај членките во ЕУ ил

 

Presidenti bullgar Radev sot deklaroi se vendi "nuk ka nxjerrë mësime nga viti i kaluar që të mos lobojë te anëtarët e BE-së apo institucionet evropiane".

"Shkupi duhet ta mësojë leksionin për BE-në. Shoh se ata përsëri kthehen në të njëjtën rrugë para kornizës negociuese, për të lobuar te anëtarët e BE-së, para institucioneve evropiane, duke mbuluar kështu mungesën e reformave, mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe mosgatishmërinë për fillim të negociatave. Kjo nuk është rruga e duhur. Bullgaria do të vazhdojë të punojë me të gjitha institucionet në Bruksel, me partnerët tanë evropianë, në mënyrë që zgjidhjet për Republikën e Maqedonisë së Veriut të mos bazohen në lobim që fsheh mungesën e reformave dhe mosrespektimin e të drejtave", thekson Radevi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Foto printskrin MIA dhe arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR