• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti i Koresë së Jugut nuk i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë

Presidenti i Koresë së Jugut nuk i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë

Seul, 15 dhjetor 2024 (MIA) – Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jeol nuk i është përgjigjur thirrjes së prokurorëve ku planifikohet t’i dërgojnë thirrje të re si pjesë e hetimit për vendimin për shpalljen e gjendjes ushtarake, raportojnë mediat.

Jun dhe disa zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut përballen me një hetim penal për akuza të mundshme për kryengritje, shpërdorim të pushtetit dhe pengim të qytetarëve në ushtrimin e të drejtave të tyre.

Li Xhae-Mjung, lider i Partisë Demokratike (PD) të opozitës kryesore të Koresë së Jugut së fundmi propozoi formimin e një organi konsultativ për të koordinuar punën e parlamentit dhe qeverisë për të stabilizuar pushtetin e vendit një ditë pas shkarkimit të presidentit Jun.

"Normalizimi në Republikën e Koresë është urgjentisht i nevojshëm. Partia Demokratike aktivisht do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike për të stabilizuar qeverinë dhe të kthehet besimi ndërkombëtar", tha Li në konferencë për shtyp, raporton Jonhap.

Jun dje bëri të ditur se nuk do të tërhiqet pasi parlamenti votoi për shkarkimin e tij dhe tha se do të luftonte deri në minutën e fundit.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR