• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti i fajësuar i Koresë së Jugut nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga funksioni

Presidenti i fajësuar i Koresë së Jugut nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga funksioni

Seul, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jeol tha se nuk do të tërhiqet nga funksioni, ndërsa parlamenti sot votoi për revokimin e tentativës së tij për vendosjen e gjendjes ushtarake më 3 dhjetor që shkaktoi krizë politike në vend.

Jun Suk-Jeol deklaroi se do të luftojë deri në momentin e fundit për të mbajtur postin e presidentit, deklaroi Jonhap.

Parlamenti i Koresë së Jugut sot në përpjekjen e dytë votoi për revokimin e presidentit Jun Suk – Jeol për shkak të vendimit të tij për shpallje të gjendjes së luftës në vend. 

Propozimi për revokim ishte mbështetur me votim të fshehtë prej 204 deputetëve në parlamentin 300 anëtarësh koreanojugor. 

Kjo nënkupton se Jun Suk – Jeol menjëherë do të suspendohet nga funksioni, ndërsa kryeministri do të bëhet ushtrues detyre.

Shtatëdhjetë e pesë vjeçari Han Duk So ka më shumë se tre dekada përvojë në poste të ndryshme kyçe, duke përfshirë ambasador në Shtetet e Bashkuara, ministër financash, ministër tregtie dhe kryeministër dhe ka shërbyer si shef i disa organizatave.

Ai është doktor i shkencave ekonomike në Universitetin e Harvardit dhe siç shkruajnë mediat e Koresë së Jugut, ai njihet për “racionalitetin, moderimin dhe ekspertizën”.

Han Duk So ka qenë kryeministër i Koresë së Jugut që nga viti 2022, kur ai u riemërua në këtë post. Ky është mandati i tij i dytë, pasi shërbeu si kryeministër nën ish presidentin Ro Mo-hjun.

Ai mund të jetë në krye të vendit për muaj të tërë – derisa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim për largimin ose kthimin e përhershëm të Jun Suk-Jeol në postin e presidentit.

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR