• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Presidenti bullgar Rumen Radev ia uroi festën shtetërore presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski

Presidenti bullgar Rumen Radev ia uroi festën shtetërore presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski
Sofje, 2 gusht 2022 (MIA) - Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka dërguar urim dhe ka zhvilluar bisedë telefonike me kolegun e tij presidentin Stevo Pendarovski me rastin e Ditës kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut - 2 Gushti, njoftoi Pres shërbimi i shefit të shtetit bullgar. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Radevit, shënimi i kryengritjes së Ilindenit- 1903 zë një vend të rëndësishëm në historinë e përbashkët të dy vendeve dhe është vetëm një nga shembujt e trashëgimisë së pasur shpirtërore dhe kulturore-historike që lidh ngushtë vendet sot dhe qytetarët e tyre. Radevi theksoi se historia jonë e përbashkët duhet të bëhet faktor i vërtetë në përafrimin mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për këtë duhet të kontribuojnë edhe burrështetasit nga të dyja palët.

QËNDRONI TË LIDHUR