• e martë, 24 dhjetor 2024

Presidenti bullgar Radev e uroi Shekerinskën

Presidenti bullgar Radev e uroi Shekerinskën

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) – Presidenti bullgar Rumen Radev përmes rrjetit social Iks e uroi emërimin e Radmilla Shekerinskës për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s.

“E uroj Radmilla Shekerinskën për emërimin e saj në pozitën përgjegjëse në NATO. Pres kontributin e saj në forcimin e mbrojtjes kolektive dhe sigurisë së Aleancës”, ka shkruar Radev.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute vendosi që ta emërojë Radmilla Shekerinskën zëvendëse të ardhshme të tij. 

"Jam i lumtur që mund ta shpall emërimin e Radmilla Shekerinskës zëvendëssekretare e përgjithshme e ardhshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di se çfarë pune duhet për t'u anëtarësuar në NATO dhe çfarë do të thotë të jesh anëtare e plotë. Me padurim pres të punoj me të sapo ta marrë këtë rol vital",  thekson Rute në kumtesën e postuar në faqen e internetit të Aleancës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR