• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti austriak Van der Belen për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Presidenti austriak Van der Belen për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

 

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Aleksandar Van der Belen, i cili me ftesë të shefit të shtetit Stevo Pendarovski po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  sot do ta fillojë pjesën punuese të vizitës, ndërsa përveç nikoqirit të tij, do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevskin.

Presidenti austriak, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Doris Shmidauer, do të mbajë fjalim edhe në seancëm solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç bënë të ditur nga Kabineti i shefit të shtetit, Van der Belen sot do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në vilën "Vodno", e më pas do të ketë një takim tet-a-tet të dy presidentëve dhe takim plenar. të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë. 

Pas takimit, është paraparë që Pendarovski dhe Van der Beleni të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

 Sipas agjendës së vizitës, të dy presidentët duhet të mbajnë fjalim në forumin ekonomik Maqedoni e Veriut-Austri  “Forcimi i marrëdhënieve afariste ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë”.

Është paraparë presidenti Van der Beleni dhe presidenti Pendarovski në kishën  “Shën Spasi” në Shkup të vedosin kurora lulesh mbi varrin e Goce Dellçevit. 

Qëndrimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut presidenti austriak Van der Beleno e filloi dje me vizitë në Ohër. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 


  

 

QËNDRONI TË LIDHUR